Emisioni 112, ep.4 - Shoferi futet me të kuqe para policisë / Babai shoqërohet për dhunë ndaj vajzës

Report TV 2020-01-06

Views 1

Shoferi kalon me të kuqe në sy të policisë dhe ndalohet ndërsa një baba shoqërohet për dhunë ndaj vajzës së mitur.

TIRANË - Në këtë episod emisioni "112" është në patrullim me efektivët e Komisariateve Nr. 3 dhe Nr. 2 të kryeqytetit teksa ata i përgjigjen thirrjeve të qytetarëve në numrin e emergjencës.
Një telefonatë vjen në sallën operative në orët e paradites për një çantë të dyshimtë shumë pranë sheshit Skënderbej. Çanta ishte lenë në mes të rrugës në krah të Hotel Tiranës. Efektivët e parë të Policisë që mbërritën në zonë fillojnë menjëherë largimin e qytetarëve që ndodheshin pranë dhe vendosjen e shiritave "vendngjarje" për kufizuar kalimin e tyre ndërsa është njoftuar gjithashtu njësia anti-eksploziv.
Gjatë pasdites një tjetër telefonatë vë në lëvizje emergjente efektivët e komisariatit nr. 3. Telefonuesi thotë se në zonën e Don Boskos ndodhet një person i shtrirë dhe i gjakosur. Duke mos ditur se me çfarë ngjarje do përballeshin në zonë, dy patrulla të këtij komisariati nisen me shpejtësi drejt vendit të raportuar ndërsa me ta ndodhemi edhe ne. Një autoambulancë është gjithashtu në zonë me dy patrullat e policisë.
Teksa efektivët e komisariatit nr. 3 po përgjigjeshin në ngjarjen në Don Bosko, në zonën pranë sheshit Willson, në rr. Sulejman Delvina, një automjet kalon me semafor të kuq duke rrezikuar edhe përplasjen me një tjetër mjet ndërsa pas këtij automjeti që bëri këtë shkelje rrugore ndodhej mjeti i policisë të komisariatit nr. 2 që vihet në ndjekje për ta ndaluar. Shoferi një djalë i ri ndalohet pas 100 metrash ndërsa thotë se "e ngatërroi". Në emisionin "112" ju sjellim momentet kur mjeti kalon semaforin e kuq ndërsa mbrapa ndodhej makina e policisë që vihet në ndjekje. Pasi u ndalua ky shofer mori masën administrative me komision për shkeljen e kryer.
Teksa orët kalojnë,në sallën operative vjen një telefonatë për dhunë në familje. Në këtë rast bëhet fjalë për një baba që po dhunonte vajzën e tij të mitur në zonën e Komisariatit nr. 2. Efektivët shkojnë në banesë ndërsa aty gjejnë vajzën në gjendje jo të mirë dhe kryejnë shoqërimin e babait në komisariat pas dyshimeve se kishte rrahur të bijën.
Në mbrëmje një telefonues në numrin e emergjencës "112" thotë se një familje është duke u djegur në një apartament pranë Ministrisë së Arsimit dhe se ai po sheh tym e flakë. Shërbimet nisen me urgjencë ndërsa telefonata është vërtetë shqetësuese. Ndiqni emisionin e plotë për të parë vijimësinë e ngjarjeve të mësipërme.

Gazetar: Antonio Çakshiri
Lexoi tekstin: Besard Jacaj

Share This Video


Download

  
Report form