RUBIK- Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rubik, në aksin rrugor Milot-Rrëshen.
Mësohet se një autobus me turistë që drejtohej nga K.M. është përplasur me një automjet tip ?Alfa Romeo?, dhe për pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i këtij të fundit, Led Caka. Pas përplasjes me autobusin makina është përplasur me bordurat anësore të rrugës dhe për pasojë është ndarë përgjysmë.Si pasojë e këtij aksidenti kanë marrë demtime 8 persona që udhëtonin si pasagjerë në autobus. Ata janë dërguar në spitalin e Mirditës dhe Kurbinit, ku po marrin ndihmën e parë mjekësore.
Policia njofton se grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes