Kurti akuza Thacit: Nuk ma cakton ai qeverine, po LDK

RTV KLAN 2020-01-06

Views 1

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti akuzoi presidentin e Kosovës Hashim Thaçi për ndërhyrje në negociatat për formimin e koalicionit qeverisës. Edhe pse refuzoi dy herë ftesën e presidentit, Kurti siguroi se do ta pranojë mandatin për formimin e qeverisë.

?Mua datën për formimin e qeverisë ma përcakton Lidhja Demokratike e Kosovës, jo Presidenti i Republikës. Natyrisht që do të ndodhë takimi konsultativ, mirëpo ta vonosh maksimalisht 30 ditë konstituimin e Kuvendit dhe madje të dërgosh dy ftesa në ditë është të kalosh nga një ekstrem në një tjetër, secila më gabim se tjetra. Unë do ta marr mandatin?.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij, kreu i Vetëvendosjes shprehu angazhimin për të vazhduar në Janar negociatat me Lidhjen Demokratike të Kosovës, edhe pse renditi arsyet pse këto negociata janë vështirësuar, duke vonuar formimin e qeverisë së re.

?Ajo që dukej e arritshme, doli të jetë e mundimshme. Nuk mjaftuan 80 ditë për marrëveshjen, pasi këmbëngulej në kërkesa përtej rezultatit nga vota e qytetarëve. Kemi dhënë gjysmën e programit dhe gjysmën e qeverisë për partnerin dhe po ashtu edhe njërin nga dy postet më të rëndësishme, kryetarin e parlamentit. Kjo u refuzua?.

Projektin e Minishengenit ballkanik, Kurti e konsideron si plan hegjemonist të Serbisë.

?Kemi shtrirje të shtuar të hegjemonisë së Serbisë dhe projektit të Euroazisë përmes formulave tregtare si Minishengeni, protesta të dhunshme në Parlament e në rrugë të partive serbe në Malin e Zi, rritje e VMRO-DPMNE në Maqedoninë e Veriut, të gjitha këto paralelisht me ftohjen e strukturave të pushetit në Kosovë me ambasadat e europiane dhe ameirkane?.

Gjatë fjalës së tij, Kurti foli edhe për tërmetin në Shqipëri, ku tha se Lëvizja Vetëvendosje ishte ndër të parat organizata që krijoi shtabin e krizës në dy vendet, duke i paraprirë edhe qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form