#rtvora #oranews
Tregtarët në Kukës ankohen se janë në kushtet e mbijetesës. Gjatë takimit me nënkryetarin e PD Edmond Spaho, ata thanë se në përkeqësimin e situatës së biznesit, ka ndikuar emigrimi dhe rritja e taksave. Spaho u premtoi se me ardhjen e PD në pushtet, klima me biznesin do të ndryshojë pozitivisht.
Tregtarët në Kukës kanë ngritur shqetësimin për gjendjen e biznesit në qytetin e tyre. Në një takim me nënkryetarin e PD Edmond Spaho, ata u shprehën se faktorët që kanë ndikuar që gjendja të përkeqësohet janë taksat dhe largimi i të rinjve.
Ndikim negativ, sipas tyre, ka sjellë dhe taksa e rrugës së Kombit.
Në përgjigje të tyre, nënkryetari Spaho, tha se sapo PD të vijë në pushtet, taksa e Rrugës së Kombit do të hiqet.
Spaho u shpreh se rimëkëmbja e biznesit do të nisë me platformën e PD.
Spaho theksoi se në qendër të platformës së PD, do të jetë dhe rikthimi i investitorëve të huaj, të cilët sipas tij janë larguar nga Shqipëria për shkak të rritjes së korrupsionit.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/spaho-takim-me-tregtaret-ne-kukes-biznesi-lufte-mbijetese
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp