Fluks udhetaresh ne pikat e kalimit kufitar

RTV KLAN 2020-01-06

Views 0

Festat e fundvitit kanë sjellë fluks udhëtarësh në pikat kufitare. Vetëm gjatë javës kanë hyrë mbi 250 mijë persona. Për të shmangur radhët e gjata, Policia Kufitare ka aplikuar kontrolle më të lehta.

Janë shtuar kontrollet në dalje të kufirit me qëllim parandalimin e trafikimit të lëndëve narkotike. Sipas Policisë Kufitare, mjetet me risk kalohen në vijën e dytë dhe në skaner, për kontroll më të imtësishëm.

Vetëm nga Porti i Durrësit kanë hyrë afro 15 mijë pasagjerë, si dhe 3 mijë e 800 automjete. Ndërsa mbi 2 mijë qytetarë kanë udhëtuar nga kjo pikë kufitare drejt brigjeve italiane përgjatë 24 orëve të fundit.

Në Qendrën e Informacionit të Autoritetit Portual Durrës mësohet se në dispozicion të lundrimeve të fundvitit janë gjashtë tragete, të cilët përveç grafikut të ditëve të zakonshme do të kryejnë edhe 12 lundrime shtesë.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form