PD Ridvan Bode konferencë - (20 Mars 2000)

RTV KLAN 2020-01-06

Views 0

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Partia Demokratike nuk ka marrë ndonjë ftesë zyrtare nga Instituti Republikan Amerikan. Kështu ka deklaruar sot Ridvan Bode, sekretari i përgjithshëm i kësaj partie. Instituti Republikan Amerikan ka ftuar në mbledhjen që do të zhvillohet në Lubjanë 25 opozitar shqiptarë, ndër ta disa nga deputetët reformator dhe drejtues lokal.

Përsa i përket pjesmarrjes së reformatorëve në seminar, Bode tha se ata nuk kanë ndonjë funksion zyrtar në PD ndaj dhe nuk mund ta përfaqësojnë atë në këtë aktivitet. Sipas Bodes Partia Demokratike zyrtare nuk ka asnjë informacion edhe për qëllimin e mbledhjes së seminarit.

Në konferencën e sotme për shtyp demokratët kanë protestuar sipas tyre ndaj gjendjes së rëndë ekonomike në vend e veçanërisht për rritjen simbolike të pensioneve. E ashtuquajtura reform e pensioneve kanë deklaruar ata nuk ka për qëllim rritjen e nivelit mesatar të pensioneve por rishpërndarjen e këtij fondi në favor të ish-nomeklaturës së vjetër të sistemit komunist./tvklan.al

Gaztare ? Ornela Bego

Share This Video


Download

  
Report form