Humben familjen nga termeti, por nuk dine ende asgje. Cara: Nuk dime kush do ua thote lajmin e zi

RTV KLAN 2020-01-06

Views 2

Për familjen Cara në Thumanë, tërmeti i 26 Nëntorit shkaktoi një tragjedi të shumëfishtë. 7 prej anëtarëve të kësaj familjeje u shuan nga lëkundjet e tokës dhe gjallë mbetën vetëm 2 prej tyre.

Albert Cara humbi bashkëshorten Fatmira, dy djemtë Hasan dhe Almir, vajzën Erisa, si dhe të fejuarën e Almirit, Stela. Ndërsa kushërira e tij, Lindita Cara, e cila gjithashtu i shpëtoi tërmetit katastrofik, humbi vajzën e saj Sadajana dhe nënën Anthi.

Dy familjet jetonin në të njëjtin pallat, njëra në katin e 4 dhe tjetra në katin e 5 të ndërtesës së shkatërruar thuajse tërësisht. Dy të mbijetuarit, Albert Cara dhe Lindita Cara ndodhen ende në spital, nën kujdesin mjekësor.
I ftuar në ?Historia ime?, zjarrëfikësi Arben Cara tregoi se ata ende nuk e dinë se kanë humbur familjarët e tyre. Ende nuk e dinë se kush do jetë personi që do marrë guximin për t?ju transmetuar lajmin e trishtë.

Share This Video


Download

  
Report form