Report TV -Punonjësit e Bankers Petroleum dhurojnë 17 mijë $ për të prekurit nga tërmeti

Report TV 2020-01-06

Views 0

TIRANË- Punonjësit e kompanisë Bankers Petroleum Albania kanë mbledhur vullnetarisht mbi 17 mijë dollarë për familjet e dëmtuara nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019.

Kompania Bankers është një nga donatorët më të rëndësishëm për qeverinë duke dhuruar 1 milionë dollarë, por kjo nuk i ka ndalur punonjësit e saj që të japin kontributin e tyre personal.Shuma e mbledhur është derdhur në portalin zyrtar të qeverisë të hapur për mbledhjen e fondeve ?e-albania?. Zv/Drejtori i Burimeve Njerëzore, z.Ivan Jin thotë se krahas ndihmës nga kompania Bankers vetë punonjësit në mënyrë vullnetare janë solidarizuar me të prekurit nga tërmeti dhe kanë mbledhur 17 mijë dollarë për banorët.

?Sapo ndodhi tërmeti, një grup punonjësish tanë u nisën drejt Durrësit. Ne shkuam atje për të dhuruar veshje, batanije e dyshekë. Ky ishte reagimi i parë nga punonjësit. Kompania Bankers dhuroi 1 milionë dollarë për qeverinë shqiptare, por punonjësit tanë mblodhën gjithashtu fonde. Ata mblodhën dhe dhuruan 17 mijë dollarë. Dashuria, solidarizimi dhe mbështjetja që kanë treguar punonjësit tanë është simbol i asaj çka është Bankers?, tha Zv/Drejtori i Burimeve Njerëzore, z. Ivan Jin.

Punonjësit e Bankers i përkasin shtetësive të ndryshme, shqiptarë, kinezë, kanadezë,anglezë etj, por që të gjithë kanë qenë të bashkuar për të dhënë kontributin e tyre për banorët që i janë dëmtuar shtëpitë.

?Të ndihmojmë njëri-tjetrin është parimi kryesor i punonjësve tanë. Çdokush kërkon të japë mbështetjen e tij për të përballuar situatën e vështirë. Tani më shumë se kurrë kërkohet që të bashkohemi dhe t?i ndihmojmë ata me më pak fat, të cilët kanë nevojë për ne?, thotë z.Jin.

Kompania Bankers Petroleum Albania operon prej 15 vitesh në Shqipëri dhe prodhon naftë në fushën e Patos-Marinzës. Prej vitit 2016, Bankers është nën pronësinë e shoqërisë kineze, Geo Jade Petroleum.

Share This Video


Download

  
Report form