360 Gradë - Zheji: Ja të vërtetat tona, që të tjerët nuk ua thonë...

Ora News Emisione 2020-01-06

Views 0

#rtvora #oranews #360grade
Ka disa kategori njerëzish që e popullojnë botën. Janë njerëz të cilët bëjnë, por nuk mendojnë çfarë bëjnë. Ata quhen njerëz "bëjnë bëjnë"...flenë mirë, zgjohen mirë, bëjnë mirë, bëjnë keq, bëjnë dhe nuk e dinë çfarë bëjnë. Kjo është një pjesë!
Një pjesë tjetër është: Bëjnë mendojnë bëjnë! Pra janë njerëz që bëjnë ca gjëra, mendojnë çfarë do bëjnë gjëra të tjera dhe bëjnë gjëra të tjera. Pra këta quhen njerëz "bëjnë mendojnë bëjnë".
Është edhe një kategori e tretë, këta quhen: "Bëj, mendoj mendoj, nuk bëj". Kjo është pak për të qeshur, duam ta zhdramatizojmë.
Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që këta bëjnë gjëra, pastaj mendojnë dhe thonë: Po pse e bëra këtë gjë. Pastaj thonë: Po mirë, ndryshon bota nëse nuk nuk e bëj këtë gjë që sapo bëra? Do ketë plotë të tjerë që bëjnë të njëjtën gjë dhe rrinë pasiv dhe nuk bëjnë gjë. Në përgjithësi këta thirren ndryshe edhe mendimtarë. Mendimtari jadok konsiderohet në një shoqëri ku volumi i punës matet me çfarë bën, pra me sa tulla sposton nga e majta në të djathtë, me sa vida shtrëngon, me sa kilometra ecën me makinë, pra sa transporton mall, sa lekë grumbullon etj etj. Ky quhet të bësh në universin tonë, në botën tonë. Këta rrinë, mendojnë, shkruajnë ato që mendojnë. Pra refuzojnë të bëjnë gjëra materiale dhe udhëtojnë në imagjinaren e tyre. Mirëpo shpesh koha ka treguar se këta mbërrijnë më shpesh në destinacion, për arsye se njeriu është i pajisur me një dhunti që jo gjithmonë e vlerëson, që quhet përfytyrimi. Pra në përfytyrim shumë gjëra që njeriu nuk i bën dot në të përditshmen e vet mund ti bëjë. Mendimtarët i bëjnë, janë gjithmonë një stacion përpara dhe kur këta njerëz që vijnë i bëjnë këto gjëra me shumë kujdes, me shumë respekt, vijnë aty të djersitur, ai rri i dëgjon, i pyet për hallet e rrugës.
Por jemi ajo kategoria që edhe bën, edhe mendon edhe bën prap, sepse ne jemi gjithsesi njerëz që punojmë dhe mundohemi tu sjellim në shtëpitë tuaja, disa të vërteta që më të shumtit nuk ua thonë.
Këtë ju lutem ma besoni!

Për më shumë lexoni në:

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form