SPECIALE/ Report TV pranë familjeve që 2020-ën nuk e pritën si gjithë shqiptarët

Report TV 2020-01-06

Views 1

Viti i ri 2020 është festuar nga shqiptarët si në çdo anë të botës, pranë tavolina familjare apo shesheve të qyteteve, por këtë herë me një veçanti. Rreth 10 mijë shqiptarë të cilëve tërmeti u ka dëmtuar banesat nuk e pritën Vitin e Ri në shtëpitë e tyre por nëpër çadra apo ndërtesa të tjera ku janë strehuar përkohësisht. Report tv veç atmosferës festive ka përcjellë edhe këtë anë të festimeve duke qenë në një nga këto vende që është bërë strehë për këta njerëz. Gazetari Andi Kapxhiu ishte pranë banorëve në palestrën e shkollës numër 4 në Krujë duke përcjellë historitë e tyre njerëzore, ndërsa Report Tv në mënyrë simbolike i shtroi në tryezë dy torta për të sjellë sadopak tek ta atmosferën festive që po ndjen Shqipëria.

Gazetari Andi Kapxhiu nuk është përqendruar vetëm tek panorama e vakët e festimeve në këtë ambient, por ka hyrë më thellë në ndjenjat e tyre duke i pyetur se si e kujtojnë tërmetin e 26 nëntorit.Shkëlqimi nga Kruja me katër anëtar në familje ende e ka të freskët atë kujtim të hidhur, teksa shprehet se sa herë shikon shtëpinë vetëm qan. Ndërsa bashkëshortja e tij që ndodhej vetëm me fëmijët në shtëpi shprehet se kurrë nuk e kishte menduar këtë tragjedi.

"Isha turn i tretë pasi punoj roje. Mbas pune shkova në shtëpi dhe fillova me qa me fëmijët e me gruan, se e pashë shtëpinë e shkatërruar. Shtëpia është shpallur e pabanueshme, nusja me fëmijët kanë qenë në shtëpi. Kur e pashë banesën fillova të qaj si fëmijë, çfarë të bëjmë, ku të shkojmë, ku të mbytemi", kujton ai momentet e tmerrshme të lëkundjes së fuqishme në orën 03:54 të 26 nëntorit.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS