Supë detox me lulelakër dhe avokado
300 gr fileto pule
2 qepë të vogla
1 thelpi hudhër
450 ml lëng pule
350 gr lulelakër
1 avokado
Kripë dhe piper i zi
1 lugë gjelle fara lini
1 lugë gjelle bajame
1-2 lugë gjelle lëng limoni
1 lugë gjelle vaj kokosi
Përgatitja:
Ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën të grirë imët dhe hudhrën derisa të zbuten mirë.
Shtojmë lëngun e pulës dhe e lëmë derisa të ziejë, shtojmë lulelakrën të pastruar dhe të prerë në boçe. E lëmë të gatuhet derisa të zbutet.
Ndërkohë gatuajmë fileton e pulës në një tigan me ujë të valuar, lëng lomoni dhe pak kripë. Kur pula të jetë gatuar, e copëtojmë atë me pirunë dhe e lëmë mënjëanë.
Largojmë supën, e lëmë t?i bjerë vala dhe e kalojmë lulelakrën në blender duke shtuar aty edhe tulin e avokados.
Presim bajamet në feta, i kaurdisim ato në një tigan të thatë pa yndyrë së bashku me farat e linit dhe pulën e copëtuar.
Shërbejmë supën duke vendosur sipër saj 2-3 lugë me pulë, bajame e fara lini.