KORCË- Në afërsi të pazarit të vjetër të Korçës është djegur një makinë.
Makina ka qenë në ecje me një familje prej tre anëtarësh, çifti dhe vajza 7 vjeç, por nuk ka të lënduar.Deri tani nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe dyshimet e para janë për një shkëndijë elektrike.
Pas lajmërimit nga banorët, zjarrfikëja dhe policia nodhen në vendngjarje për të shuar flakët.