Sulmi në ambasadë/ Podgorica dënon mosveprimin e autoriteteve serbe

Top Channel Albania 2020-01-06

Views 0

Tensioni midis Malit të Zi dhe Serbisë ka arritur një tjetër nivel pas sulmit të mbrëmshëm ndaj Ambasadës malazeze në Beograd.


Foto/ Sulmohet Ambasada e Malit të Zi në Beograd, reagon kryeministri Markoviç

Ministria e Jashtme e Malit të Zi ka dënuar me forcë përpjekjen e protestuesve për të djegur flamurin, duke e konsideruar akt të papranueshëm. Në deklaratë kritikohet edhe mosveprimi nga ana e autoriteteve vendase.

?Megjithëse sulmi ndaj ambasadës u njoftua dy ditë më parë dhe zgjati më shumë se një orë, është e pakuptueshme që agjensitë e sigurisë së Republikës së Serbisë nuk bënë pothuajse asgjë për të parandaluar goditet piroteknike dhe sulmin ndaj simboleve kombëtare të Malit të Zi?, thuhet në deklaratën e Podgoricës.

Mali i Zi kërkon nga autoritetet serbe që të reagojnë dhe të dërgojnë përpara drejtësisë autorët e sulmit.

Për ngjarjen, Ministria e Jashtme ka thirrur në takim për të dhënë shpjegime ambasadorin serb në Podgoricë.

Situata midis dy shteteve ballkanike u përshkallëzua pas vendimit të Parlamentit për të kaluar një ligj për komunitetet fetare. Sipas komunitetit serb në Mal të Zi dhe zyrtarëve në Beograd, me këtë ligj Podgorica synon të përvetësojë pronat e Kishës Ortodokse.

Kisha Ortodokse Malazeze e ka humbur pavarësinë e saj prej dekadash, duke qëndruar nën autoritetin e Kishës Serbe, por së fundmi janë shtuar përpjekjet në fqinjin tonë verior për të fituar autoqefalinë e Kishës.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Podgorica#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form