Report TV -LSI-ja si PD-ja/ Kryemadhi: Hapim partinë për shqiptarët deri në Australi, 2020

Report TV 2020-01-06

Views 0

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi sot Konventën e Tiranës, ku prezantoi edhe ndryshimet në degën e kryeqytetit. Endrit Brahimllari nga Tirana shkon në Korçë si drejtues politik, ndërsa në vendin e tij është caktuar Përparim Spahiu, ish-deputet i Dibrës. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shpalosi sloganin 'Dekada e Shpresës dhe Ndryshimit' dhe të dyerve të hapura për të gjithë ata që duan t'i bashkohen kësaj partie nga Europa, SHBA-ja dhe deri Australi. Kryemadhi tha se LSI-ja ka nevojë për ide dhe energji të re. "Sot unë dua të shpalos fushatën e dyerve te hapura të LSI në të gjithë Shqipërinë, por jo vetëm, edhe në Europë, edhe në SHBA, Australi dhe kudo. Kam besuar gjithmonë se politika më e mirë, mesazhi më i mirë për sot dhe për nesër është Një Shans për të Gjithë! Të gjithë e kujtojnë që kjo ishte dhe kredoja jonë në fushatën e vitit 2017. Sfida një shans për të gjithë vazhdon dhe një shans për të gjithë në LSI do të thotë që gjithkush mund të kontribuojë, gjithkush mund të kandidojë, gjithkush mund të shprehë lirisht idetë e reja, gjithkush mund të garojë dhe të fitojë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS