Kalendari tregon muajin janar, por temperaturat nuk janë ato që zakonisht kanë shoqëruar këtë periudhë të vitit. Rrezet e diellit të krijojnë përshtypjen se nuk jemi në mes të dimrit po në fillim të pranverës. Qytetarët nuk mbajnë mend që në dhjetor apo janar temperaturat gjatë viteve të kaluara të kenë qenë mbi zero, sepse minusi e karakterizon këtë muaj në vendin tonë. Madje ata potencojnë luhatja e temperaturave, me mëngjese dhe mbrëmje shumë të ftohta, dhe mesditë me temperatura më të larta, ndikon negativisht në shëndetin e tyre.