Kosovë Robertson, Uesli Klark - (25 Mars 2000)

RTV KLAN 2020-01-06

Views 1

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Në mbarë Kosovën është përkujtuar dje 1 vjetori i bombardimeve të Natos në Jugosllavi. Sekretari i përgjithshëm i Natos Xhorxh Robertson dhe gjenerali Uesli Klark kanë vizituar disa zona të Kosovës. Për arsye të sigurisë së tyre ka qenë e pamundur që ata të vizitojnë Mitrovicën pasi gjendja në të vazhdon të jetë e rënduar. Një vizitë e tyre pritej edhe në Rahovec por që sot është konfirmuar që ajo nuk do të zhvillohet.

Ata kanë vizituar Paplecin, vendin ku vitin e kaluar janë djegur të gjallë nga serbët 54 vetë. Kanë ngushëlluar familjet, ku Robertson ka deklaruar se duhet të punojnë më shumë për të sjell paqen e këtij vendi.

Ndërkohë që në Mitrovicë dje serbët e veriut kanë manifestuar në kujtim të të rënëve të tyre. Ata kanë kërkuar largimin e trupave të KFOR-it duke i thënë Stop Natos. Në një miutë heshtje janë kujtuar të gjithë viktimat serbe./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form