Sport, Dinamo Sokol Morina - (26 Mars 2000)

RTV KLAN 2020-01-06

Views 9

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Pas humbjes së pësuar dje pasdite me Partizanin 0-1, ka dhënë dorëheqjen në mënyrë të papritur, pas tre muajsh drejtim të ekipit futbollit Dinamo, trajneri Bujar Kasmi dhe stafi i tij teknik. Shkaku sipas Kasmit është se disa lojtarë dhe strukturat drejtuese të Dinamos, kanë shitur takimin me Partizanin.

Për ta kundërshtuar këtë akuzë, presidenti i futbollit Sula dhe sekretari i klubit Sokol Morina.

Sokol Morina:- ?Është një absurditet në kuptimin e plotë të fjalës. Presidenti i klubit megjithë stafin që ka, është një mentalitet krejt anakronik që mendojnë se ka ndërhyrë për tu shitur ndeshja. Ai ka derdhur miliona për të ngritur ekipin e Dinamos. Faktet tregojnë se në dinamo duhet të kesh një psikologji shumë të fortë për të drejtuar. Nuk është një ndeshje por është një kampionat, është një kupë. Unë nuk kam mendim të keq për stafin, kanë punuar mirë por si duket nuk i rezistojnë dot trysnisë së kampionatit?./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form