Report TV - Ulen ndjeshëm temperaturat, Korça zbardhet nga dëbora

Report TV 2020-01-06

Views 0

Orët e para të kësaj të diele do të  dominohen nga kthjellime dhe vranësira në të gjithë territorin. Më të dukshme do të jenë në veri dhe jug të vendit, të cilat do të gjenerojnë dhe reshje të pakta dëbore. Pasditja dhe mbrëmja mbeten në të njëjtat kushte atmosferike ku kthjellimet dhe vranësirat mbeten prezent në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -13°C në 9°C. Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4-5 ballë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar gjendjen e rrugëve në zonat e vendit.

Reshjet e borës kanë filluar të lehta në Tropojë Dibër dhe Fushë Arrëz-Kukës,  por pa sjellë probleme për qarkullimin.
Kompania e mirëmbajtjes ka bërë trajtimin me kripë dhe është në terren me mjete e punëtorë,   nuk ka probleme në qarkullim.

Në Rajonin Qendror ka pasur reshje bore në Steblevë, është bërë pastrimi i rrugës dhe trajtimi me kripë dhe nuk ka probleme me qarkullimin.

Në Rajonin Jugor kanë filluar reshjet e dëbores me intensitet të ulët në segmentet e mëposhtëme:
- Qafë Thanë-Korçë-Kapshticë
- Qafë e Qarrit-Korçë-Ersekë
- Boboshticë-Dardhë
- Korçë-Voskopojë
- Zëmblak-Goricë.

Share This Video


Download

  
Report form