Thaçi vendos dy kushte per koalicionin

RTV KLAN 2020-01-06

Views 0

LSDM-ja e cila dikur i ka përdorur të gjitha potencialet e luftës kundër PDSH-së, tani ka ndryshuar, deklaroi kreu i PDSH-së Menduh Thaçi, në mbledhjen e zhvilluar për zgjedhjen e organeve partiake.
Megjithatë siç theksoi Thaçi, asgjë nuk është definitive për koalicionin e mundshëm me partinë e Zoran Zaevit, sepse PDSH kërkon plotësimin e dy kushteve:
?Unë do të merrem vesh për koalicion me dy kushte bazike, jo vetëm me LSDM-në por edhe me të tjerët. Kushti i parë është që BDI të mos jetë pjesë e qeverisjes së ardhshme, dhe kushti i dytë është që kryetari i PDSH-së, të jetë zv. kryeministër dhe të ketë vetëm një zv. Kryeministër?.
Vota e cila e dërgon BDI-në në opozitë, është vota pro PDSH-së, dhe nëse shqiptarët duan ta rikthejnë kohën e zhvillimit, lirisë dhe dinjitetit, duhet ta përkrahin PDSH-në, deklaroi Thaçi.
?Në kohën e qeverisjes së PDSH-së, gjithçka ka qenë më mirë, dhe për tu rikthyer ajo kohë, na duhet bashkarish ta bëjmë një mobilizim, ta qojmë mesazhin kryesor, tek shqiptarët se nëse na japin mbështetje të cilën e kemi pasur disa herë në zgjedhje, qoftë lokale apo parlamentare, ajo kohë kthehet menjëherë, koha kur shqiptarët do të kenë më shumë liri, më shumë dinjitet, më shumë pare dhe më shumë zhvillim?.
Edhe në këtë paraqitje, Thaçi nuk nguroi të thumbojë partitë opozitare shqiptare dhe të njëjtat i akuzoi për financim të disa portaleve me qëllim që siç u shpreh, të bëjnë sulme të paskrupullta kundër tij dhe PDSH-së.

Share This Video


Download

  
Report form