Report TV -Nga sot 472 shërbime kalojnë online, Rama: Krasiten dokumentet

Report TV 2020-01-06

Views 0

Nga dita e sotme 472 aplikime për shërbime kanë kaluar online. Kryeministri Edi Rama ishte në zyrat e Qendrës Kombëtare të Biznesit për të parë nisjen e ditës së parë të punës së 'revolucionit dixhital' sikur e cilësoi ai. I shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, drejtoresha e AKSHI-t dhe e QKB-së, ai tha se nga sot regjistrimi i bizneseve do të bëhet vetëm në pak minuta online.

"Vetëm pak minuta online në kompjuter apo celular, duke klikuar vetë nga kudoqoftë (brenda ose jashtë vendit) ose me një ndihmë të parë në sportel, përmes https://e-albania.al, mund të kryen procedurat e nevojshme që deri dje kërkonin kohë e mund zyrë më zyrë. Ky proces rrënjësisht transformues do të leht?sojë ndjeshëm sidomos biznesin e vogël, duke i hequr qafe shpenzimet e ecejakeve dhe biznesin n? tërësi natyrisht.

Share This Video


Download

  
Report form