#rtvora #oranews
Kryetari i LVV, Albin Kurti ka thënë se do të shkojë sot në takim me Presidentin Hashim Thaçi pa pasur pajtueshmëri për marrëveshje bashkëqeverisëse me LDK-në.
Përmes një videomesazhi ai ka thënë se një takim me Isa Mustafën i është pamundësuar këto ditë. Kurti ka ftuar LDK-në që t?ia dërgojë emrat e ministrave të rinj ndërkaq vet ka bërë publikë listën me emra e ministrave nga VV.
1-Haki Abazi ? zëvendëskryeministër i dytë
2-Albulena Haxhiu ? ministre e Drejtësisë
3-Blerim Reka ? ministër i Jashtëm
4-Besnik Bislimi- ministër i Financave
5-Rozeta Jadari ? ministre e Tregtisë
6-Arben Vitia ? Ministër i Sportit dhe Shëndetësisë.
Albin Kurti: Sot në takim konsultativ me Presidentin sërish jam i detyruar të shkoj pa marrëveshje me LDK-në. Përkundër përpjekjeve të mia të vazhdueshme nuk mu bë e mundur një takim me kryetarin e LDK, para këtij takimi me Presidentin.
Askush prej nesh nuk e ka menduar që viti 2020 do të na zërë pa qeveri.
Si kryeministri i ardhshëm theksoj se nuk kemi kohë për të humbur. Koha që po ikën nuk është private e individuale e politikanëve, por është koha e shtetit dhe kohë publike, e të gjithëve dhe për të gjithë.
I bëj thirrje udhëheqjes së LDK që sa më parë të më dërgojë emrat e 5 ministrave të saj dhe të zv/kryeministrit nga radhët e saj.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/kurti-shkon-te-thaci-pa-marreveshje-me-ldk-ne-jep-emrat-e-ministrave-nga-vv
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp