Report TV - 'Ftohtë është qamet, vdiqëm'! Çifti i të moshuarve në çadër: A hahet buka thatë?!

Report TV 2020-01-06

Views 1

?Vdiqëm, vdiqëm nga i ftohti?. Një çifti të moshuarish nga fshati Mazhë i Njësisë Administrative Bubq iu desh të kalonin natën në çadër nën stuhinë e erës që përfshiu vendin tonë. Temperaturat e ulëta dhe era e fortë kanë vështirësuar më shumë jetën e banorëve të prekur nga tërmeti të cilët vijojnë të qëndrojnë në çadër.

Gazetari i Report Tv Julian Shota ka qenë gjatë natës pranë banorëve të cilët qëndrojnë në çadër prej më shumë se 1 muaji dhe na sjell rastin e familjes Masha me dy të moshuar në çadër.

I moshuari Bajram Masha bën apel që t?i sjellin një kontenier për t'u strehuar pasi nuk mund ta përballojnë të ftohtin. ?Do vdesim nga i ftohti?? thotë ai.

?Tani po mërdhimë, nuk i ndiej hiç duart, jemi dy pensionistë në këtë çadër. Nëse nëse nuk na sjellin një kontenier ne do vdesim nga i ftohti. Ata kanë thënë që ju sollëm çadër dimërore, jo dimërore por këtë ta shemb era. Po ndenjëm në  këtë çadër në dimër ne do vdesim të katërt?, tha Bajram Masha.

Familja Masha për të përballuar të ftohtin ngrohet me anë të një bombole të vogël gazi. Bajrami thotë se po hanë bukë thatë pasi nuk kanë as drita për të gatuar.

?Jemi pa ngrënë, a gatuhet këtu, na ka sjellë kjo një copë bukë por a hahet buka thatë. Me çfarë ta hamë s?ka drita, nuk kemi ku të gatuajmë, më keq nuk ka ku të shkojë më?, tha i moshuari.

Bashkëshortja e Bajramit shprehet se era e fortë do i marrë çadrën me vete.

?Ç'të them, ftohtë është qamet, era po na e hedh çadrën matanë. Mbaruam nga i ftohti?, tha e moshuara

Gjatë 24 orëve të fundit vendi ynë është përfshirë nga stuhi ere dhe temperatura nën zero gradë celsius. Shpejtësia e erës ka qenë shumë e madhe duke sjellë dhe dëme në disa vende. Banorët në zonat rurale që iu janë shembur shtëpitë nga tërmeti nuk kanë pranuar të largohen pasi kanë edhe gjënë e gjallë.

Share This Video


Download

  
Report form