UNHCR Ogata, lufta në Malin e Zi - (29 Mars 2000)

RTV KLAN 2020-01-06

Views 1

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

UNHCR-ja dhe qeveria shqiptare po përgatisin infrastrukturën e mijra refugjatëve që do të shpërngulen nga Mali i Zi në drejtim të Shqipërisë në rast agresioni të ushtrisë së Millosheviçit. Kjo është deklarata e komisioneres së lartë të OKB-së për refugjatët Sadako Ogata në Tiranë. Në një kohë kur po sot në një intervistë për gazetën ?Neë York Times? kryeministri malazes Gjykanoviç shprehet se lufta e 5-të ballkanike është në prag, në rast se komuniteti ndërkombëtar nuk ndërhyn.

Sipas Gjykanoviçit, Millosheviçi ka hartuar plane për përdorimin në Malin e Zi të armatës së dytë Jugosllave dhe batalioneve të paraushtarkëve, pjesë e trupave terrorriste të Arkanit. Megjithatë Ogata u shpreh se shoqata e saj është më e përgatitur se në rastin e fluksit të paparashikuar Kosovar drejt Shqipërisë e Maqedonisë.

Janë planifikuar 2.2 milion dollarë për sistemimin e refugjatëve nëpër kampingje. Ogata kërkoi edhe njëherë kthimin në Kosovë të 200 mijë serbëve dhe romëve të shpërngulur nga krahina në kohën kur mbrritën trupat e Natos në Qershor./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame

Share This Video


Download

  
Report form