Report TV - Dëbimi i mësuesit turk/ Në të njëjtën ditë u kap dhe shoku i tij me pasaportë kanadeze

Report TV 2020-01-07

Views 1

TIRANE- Bashkë me mësuesin turk, Harun Çelik të deportuar në Turqi pas përfundimit të dënimit për falsifikimi pasaporte, është arrestuar në Rinas edhe shoku i tij Selami Simsek ndërkohë që po përpiqeshin të kalonin kufirin me pasaportë kanadeze të falsifikuar. Simsek kishte prerë një biletë për udhëtim drejt Torontos, ndërsa pasaporta e falsifikuar kishte si afat përfundimtar muajin prill të vitit 2020.

Ai dyshohet se ka kërkuar azil politik në Shqipëri, duke ndjekur të njëjtën procedurë si miku i tij i deportuar në Turqi. Simsek do të dalë në Gjykatën e Tiranës në datë 15 janar ku do të gjykohet nga gjyqtari Ahmet Metalian për akuzën "falsifikim pasaporte" e ngritur nga prokurorja Anila Galaxhi.

Nga ana tjetër avokati i mësuesit turk Harun Çelik, Alban Bengazi i drejtohet me një kërkesë Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit ku kërkon të njihet me procedurën e deportimit apo dëbimit që ka marrë kjo drejtori, apo institucioni i Ministrisë së Brendshme.

Ai thotë se nuk është njoftuar dhe kërkon të hëna për këtë rast flagrant të shkeljes së ligjit, si dhe kërkon të dijë nëse është deportim apo dëbim nga autoritetet shqiptare.

5 muaj më parë Çelik u arrestua në Rinas me dokumente false teksa hynte tranzit me pasaportë turke, por me vizë kanadeze false të falsifikuar, ndërsa pas përfundimit të burgut u deportua në Turqi. Harun Çelik akuzohet në Turqi së është pjesë e lëvizjes opozitare Gyleniste.

Share This Video


Download

  
Report form