Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Një vajzë studente në Akademinë e Arteve ka zgjedhur sot një mënyrë të vëçantë për të protestuar ndaj realitetit shqiptar. E mbuluar nga koka në këmb me një rrobë të gjatë studentja e Akademisë së Arteve ka lëvizur nëpër bulevardin qëndror të kryeqytetit, para presidencës për tu kthyer më pas në shkollën e saj.
Protesta origjinale e studentes ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve të shumtë, madje rojet e presidencës kanë dashur ta largojnë studenten nga trotuari përballë selisë ku punon presidenti Mejdani. Por çfarë thotë vetë studentja për motivet që e kanë çuar të vesh një rrobë të tillë dhe të sfidojë realitetin.
Studentja:- ?Me këtë dua të jap një mesazh, në lidhje me izolimin ndaj ambjentit. Shoqëria shqiptare duhet të jetë më e ndjeshme për gjëra të ndryshme, si në lidhje me rininë, ka plot probleme në vend?./tvklan.al
Gazetar ? Vladimir Lame