Report TV -Rrëshen/ Ekzekutohet me snajper nga tarraca e pallatit pronari i një medie lokale!

Report TV 2020-01-07

Views 0

MIRDITE - Ekzekutohet me snajper në qendër të Rrëshenit ish-bashkëpronari i televizionit "Media Plus" në Lezhë, Kastriot Reçi, 47 vjeç, nga persona ende të paidentifikuar nga policia. Reçi është qëlluar me snajper nga tarraca e një pallati në momentin kur sapo ka dalë nga lokali në pronësi të tij për të hipur në makinë.

Kastriot Reçi, baba i një fëmije, u ekzekutua në qendër të Rrëshenit, shumë pranë komisariatit të policisë. Policia gjeti në tarracën e pallatit edhe snajperin e përdorur nga autori/ët. Duke ju referuar mënyrës së vrasjes, autorët dyshohet ta kenë ruajtur viktimën prej disa kohesh për ta ekzekutuar.

Share This Video


Download

  
Report form