Reçi u qellua me snajper nga kati i 9-te i një pallati

RTV KLAN 2020-01-08

Views 1

Ky është pallati nga është qëlluar për vdekje 47-vjeçari Kastriot Reçi në Rrëshen. Distanca mes këtij objekti dhe vendit ku ndodhej viktima është rreth 150 metra dhe autori duket se e ka patur të lehtë të shënjestrojë objektivin.
Ai ka hyrë në këtë banesë të boshatisur në katin e 9-të të pallatit dhe ka qëlluar nga dritarja e tualetit. Pak minuta pas ngjarjes, policia ka gjetur në katin e parë të godinës edhe armën tip snajper me të cilën dyshohet se qëllua 47-vjeçari.
Për të zbardhur ngjarjen, janë sekuestruar disa kamera sigurie si dhe janë marrë në pyetje disa persona në cilësinë e dëshmitarit, por më pas janë lënë të lirë. Burime nga policia e Lezhës bëjnë me dije se autori ka qenë i maskuar si femër dhe në kokë mbante një paruke të cilën e ka hedhur në dalje të qytetit të Rrëshenit.
Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e së martës, kur Kastriot Reçi u qëllua me një plumb pranë lokalit të tij në qendër të Rrëshenit. Ndërkohë, policia e Lezhës ka vendosur një shpërblim prej 2 milionë Lekësh për çdo informacion që do të çonte në kapjen ose identifikimin e autorëve.
Dy vite më parë, në Itali u ekzekutua edhe vëllai i viktimës, 47-vjeçari Gasper Reçi, i cili dyshohej se merrej me shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS