stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; ?Stop? është ndalur në investigimin e vrasjes së të riut nga nga Korca, Marsel Osmani. Nëna e Marselit tregon, se u njoftua nga vëllai i saj në 29 gusht të 2016-ës, rreth orës 03.30. Ajo tregon, se në vrasjen e djalit të saj morën pjesë 4 persona: Olsi Zyberi, Llazar Dine, Angel Vilcani dhe Genci Zyberi. Por në pranga janë vënë vetëm dy prej tyre: pronari i lokalit tallava, ku ndodhi ngjarja, Olsi Zyberi dhe bodigardi i tij Llazar Dine. Angel Vilcani dhe Genci Zyberi janë lënë të lirë. Mekanizmi, që ka përdorur prokurorja Oli Visi, për hetimin e ngjarjes, është sekuestrimi i kamerave të sigurisë vetëm nga një kënd i lokalit, ku nuk dallohen Vilcani dhe Genci Zyberi. Edhe pse organi i hetimit nuk mori në konsideratë pamjet e tjera nga lokali i përplasjes,?Stop? i sjell ato, duke provuar shkeljet nga ana e prokurores Visi.Nga ana tjetër, një një intervistë nga burgu, pronari i lokalit tallava, Olsi Zyberi, pohon, se Marsel Osmani është goditur me levë në kokë nga Angel Vilcani dhe me dru nga Llazar Dine.