?Historia ime? në Tv Klan ditën e sotme ka sjellë historinë e e trishtë të 63-vjeçares, Fatime Fregjaj. Ajo në studio ka treguar për jetën e saj teje të vështirë. Kur ishte 16 vjeç, babai e marton pa dëshirën e saj. Martesa zgjat vetëm një vit e gjysmë dhe më pas babai dhe prindërit e bashkëshortit kërkojnë divorcin e tyre.
Më tej, Fatime rrëfen se në atë periudhë, babai e kishte shitur për 50 mijë lekë, tek një familje ku do shkonte si nuse. Nuk pranon martesën me djalin e asaj familjeje, dhe babai vendos ta martojë me një tjetër person. E gjendur pa rrugëzgjidhje dhe vetëm 16 vjeç, ajo sheh si rrugëzgjidhje burgun për të shpëtuar nga martesa. Fatime bën me vetëdije dëshmi të rremë dhe dënohet me 10 muaj burg.