Thaçi, letër Kurtit: Do sillni emrin e kryeministrit apo do refuzoni

Top Channel Albania 2020-01-10

Views 0

Kryetari i partisë së parë, Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk i është përgjigjur as kësaj radhe ftesës së Presidentit për t?u mandatuar për krijimin e Qeverisë.


Gjatë së premtes, Presidenti Hashim Thaçi ka kërkuar nga Kurti që të pranoj ose refuzoj mandatarin në mënyrë që t?i hap rrugë krijimit sa më të shpejtë të institucioneve.

?Duhet pasur parasysh edhe pikën 87 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila vërën ?se nuk përjashtohet që partia ose koalicoini në fjalë do të refuzoj të marrë mandatin?. Në cilin do rast, të pranimit ose refuzimit të propozimit të kandidatit/es për kryeministër, luteni që të më njoftimin sa më shpejt, sipas premtimit tuaj nga takimi ynë, në mënyrë që unë të ndërmarrë hapat e përcaktuar me Kushtetutë dhe të dekretoj kandidatin/en për kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës?.
Kohë nga presidenti për propozimin e mandatarit ka kërkuar edhe LDK-ja.

Nënkryetari i saj, Lutfi Haziri është shprehur se presidenti duhet të pres deri në dorëzimin e emrit nga partia fituese si e vetme ose në koalicion qeverisës.

Për bisedimet me Vetëvendosjen, Haziri ka thënë se janë në hapin e fundit drejt zbardhjes së procesit.

Në anën tjetër bisedimet LVV-LDK, i ka komentuar edhe kryeministri në largim, Ramush Haradinaj.

Kthimi në tavolinën e diskutimeve dha shpresa se partitë do të ketë përafrim të pozicioneve, megjithëse tri takimet e një pas njëshme nuk dhanë rezultatet e pritura.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosova#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form