Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Krerët e lëvizjes reformatore Pollo, Demi e Xhaferri kanë zhvilluar një takim me demokrat të qytetit të Vlorës. Takimi ka nisur me një përpjekje të disa njerëzve të cilët kanë dashur të pengojnë hyrjen e demokratëve në sallë. Demokratë të tjerë të Vlorës me ndërhyrjen e tyre bën që konflikti të shuhet dhe takimi të vazhdoj normalisht. Deputeti Leonard Demi i përgjigjet me fjalë situatës së tensionuar pak para fillimit të takimit.
Leonard Demi:- ?Po ta dinë ata që bërtasin, gjyshi im e ka ngritur flamurin në Vlorë. Nuk e ka ngritur gjyshi i atij që bërtiste atje dhe ta dijë ai se kush e ngriti Vlorën në këmbë në shesh të Flamurit në 18 Qershor ?98, kur të gjithë ishin future nëpër vrima?.
Ndërsa deputeti Genc Pollo nënvizoi se ai kishte ardhur në Vlorë në vitin ?91 dhe disa të dërguar nga Ramiz Alia, kishin dashur ti prishnin mitingun. Po kështu tha Pollo në ?98 ishte Gjinushi dhe njerëzit e tij dhe tani na del sërisht një grup i tillë duke thirrur Sali Berisha. Por ne vijoi Pollo nuk trembemi nga e kaluara.
Genc Pollo:- ?Mora vesh që dy tre ditë më parë PS e këtushme, pasi qe bërë publik takimi i sotëm, kishte fërkuar duart dhe deklaruar se po përçan demokratët dhe prandaj do fitoj. Nëse kjo është shpresa e tyre e vetme për fitore vërtet janë në pikë të hallit?.
Deputetët Xhaferri dhe Vejsiu nënvizuan më pas se pavarësisht se qeveria është e dështuar PD nuk vjen dot në pushtet sepse ende nuk ka kredibilitetin e duhur dhe që PD të vijë në pushtet pohoi Xhaferri nuk duhet luftuar as me derra dhe as me mullinjt e erës./tvklan.al
Gazetare ? Mimoza Picari