Gjykata e Fierit ka vendosur masën e arrestit me burg për tre autorët që akuzohen për vrasjen e 50-vjeçares në fshatin Gjerbës të Mallakastrës. Mësohet se ata janë shprehur se nuk kanë lidhje më këtë krim.
Gjykata vendosi gjithashtu që dy 16-vjeçarët; Luis Saliaj, nipi i bashkëshortit të viktimës dhe Sindi Shehaj, të gjykohen nga Gjykata e Vlorës ndërsa 26-vjeçari Ervis Zotaj do të vijojë procesin në Gjykatën e Fierit.
Drita Saliaj u dhunua gjatë grabitjes së banesës së saj. Tre të rinjtë dyshohet se janë pikasur nga viktima. Më pas ata e kanë lidhur dhe e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit.
Tv Klan