Prishtina rrezikon të mbetet pa ujë! Mungesa e reshjeve, bie niveli në dy liqene

Top Channel Albania 2020-01-13

Views 2

Për shkak të mungesës së reshjeve, përveç komunës së Gjilanit, edhe qytetarët e Prishtinës dhe rrethinës, mund të përballen me një krizë të ujit të pijshëm, thonë zyrtarë të Ujësjellësit Rajonal ?Prishtina?.


Ata sqarojnë se në këto momente, ka rënie të nivelit të ujit në liqenet e Badocit dhe Batllavës, prej të cilave sigurohet uji i pijshëm për më shumë se 140 mijë konsumatorë.Ujësjellësi Rajonal ?Prishtina? është ndërmarrja më e madhe e furnizimit më ujë të pijes në Republikën e Kosovës, nga e cila furnizohen me ujë tetë komuna të vendit, përfshirë kryeqytetin.

Drejtori ekzekutiv i tij, Ilir Abdullahu tha se nëse vazhdon mungesa e reshjeve, gjatë ditëve në vijim, kompania do të fillojë të zbatojë masat e reduktimit.

?Nëse nuk ka reshje, rezervat e ujit nuk janë shumë premtuese. Në Batllavë dhe Badovc, niveli i ujit ka rënë me 10 metra. Siç po shihet edhe gjatë kësaj jave mundësitë e reshjeve janë të pakta, ndaj situata nuk ndryshon, në të ardhmen mund t?i drejtohemi një krize?, tha Abdullahu.

Sipas tij, edhe pse tani është arritur të ruhet një furnizim me ujë për 24 orë, tanimë ka nisur plani për fillimin e reduktimeve, aty ku ekzistojnë mundësitë teknike, në mënyrë që të menaxhohen nivelet aktuale të ujit. Edhe në Shoqatën e Ujësjellësve të Kosovës (SHUKOS), pohojnë se mungesa e reshjeve, ka ndikuar në zvogëlimin e sasisë së ujit në nivel vendi, por më e rëndë gjendja, sipas kësaj shoqate, paraqitet në Komunën e Gjilanit, e cila që nga mesi i vitit të kaluar është përballur me një mungesë të ndjeshme të madhe të rezervave të ujit. Në këtë komunë tashmë janë duke u zbatuar reduktimet.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosova#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form