Nisur nga solidariteti i lartë i sektorit të turizmit për të ndihmuar mbi 6000 qytetarë të pastrehë si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit dhe për të promovuar imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë si destinacion i qëndrueshëm, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me UNËTO, organizon sot Samitin Rajonal të Turizmit ?Tourism for Solidarity and Sustainability?. Në këtë samit ndërkombëtar, më të rëndësishmin që është organizuar ndonjëherë në Shqipëri, marrin pjesë ministrat e rajonit, sekretarit të përgjithshëm të UNËTO si dhe operatorëve turistikë vendas dhe ndërkombëtarë. Turizmi ka qenë një nga sektorët që është prekur drejtpërdrejt nga situata e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit, pasi shumë rezervime janë anuluar si pasojë edhe e dëmtimeve që kanë pasur bizneset, hotelet por ndërkohë ajo që është më shqetësuese është situata e këtij sektori në të ardhmen jo shumë të largët, në verën e 2020.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel