Mbyllet fusha e plehrave në Durres. Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar në mbeldhjen e fundit mbylljen e këtij vend-depozitimi ndërkohë që i ka hapur dritën e gjelbër projektit Eco Park Durrës i cili do ta kthejë fushën e plehrave të kësaj bashkie në një park me gjelbërim, hapësira pushimi, dhe atraksione sportive, njësi shërbimi dhe parking.
Gjithesej janë 155 mijë metra katrore që do të transfomohen, në zonën e Porto Romanos. Investimi është rreth 14 milion euro, ndërsa punimet duhet të nisin në Mars të 2020 për të përfunduar pas tre vitesh.
Vend depozitimi i plehrave në Durrës është ndoshta zona më e ndotur në Shqipëri, prej dekadash aty janë grubulluar jashtë çdo kriteri plehrat duke u lënë të degradojnë në qiell të hapur.
Sipas projektit fillimisht do të bëhet kapsulimi dhe me pas rehabilitimi i tokës, ndërkohë që me projekte të tjera është planifikuar nisja e urbanizmit të zonës.
Me mbylljen e fushës mjaft të rrezikshme të depozitimit të mbetjeve në Durrës bashkia e këtij qyteti do t?i depozitojë plehrat në landfillin e Tiranës. Në të njëjtën mbledhje Këshilli Kombetar i Territorit ka miratuar planin kombëtar sektorial në fushën e menaxhimit të mbetjeve të ngurta.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EcoPark#Durres#TopChannel