Klosi: Durresi do te jete gati te prese me shume turiste

RTV KLAN 2020-01-14

Views 1

Samiti i ?Turizmit solidaritet dhe qëndrueshmëri? ka mbledhur në kryeqytetin shqiptar ministra dhe përfaqësues të turizmit nga të gjitha vendet e rajonit. Për Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ky samit tregon se vendi ynë është i gatshëm për një ofertë turistike të konsoliduar.

Duke falenderuar të gjitha vendet për ndihmën që i dhanë Shqipërisë pas goditjes nga tërmeti i 26 Nëntorit, Ministri Klosi u shpreh se bregdeti i Durrësit do të jetë gati të mirëpresë më shumë turistë këtë vit.

Ministrat e rajonit, të pranishëm në këtë samit, ranë dakord për të bashkëpunuar në lidhje me ofrimin e ofertave turistike të përbashkëta dhe shkëmbimin e eksperiencave për ta çuar përpara këtë fushë të rëndësishme të ekonomisë.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form