Ndërkombëtarët ishin protagonistët kryesorë edhe këtë herë për arritjen e marrëveshjes mes politikës shqiptare dhe të parët të cilët përshëndetën produktin për të cilin u angazhuan për më shumë se një vit me përfaqësuesit e dy selive kryesore.
?Ne përshëndesim palët që ranë dakord të punojnë së bashku për reformën zgjedhore, një hap i rëndësishëm për të trajtuar plotësisht rekomandimet e ODIHR-it. Reforma do të mbështesë procese zgjedhore të efektshme dhe të besueshme dhe do të forcojë demokracinë shqiptare. Ne shpresojmë që palët të vijojnë të ecin përpara me këtë frymë aktuale bashkëpunimi, për t?u siguruar që zgjedhjet në Shqipëri të jenë të lira nga mashtrimi, ndërhyrja
? E mirëpresim marrëveshjen ndër-partiake të sotme për të ndjekur reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR. Mbretëria e Bashkuar beson se dialogu gjithëpërfshirës është gjithmonë mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet politike?, deklaroi Duncan Norman, ambasador i Britanisë së Madhe.
?Ne mirëpresim marrëveshjen e sotme ndër-partiake mbi rrugën përpara për një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR. Është një arritje e rëndësishme për rikthimin e stabilitetit politik të Shqipërisë dhe në kontekstin e procesit të integrimit në BE?, tha Luigi Soreca, ambasador i BE-së.
Marrëveshja mori edhe bekimin e Kryeministrit Edi Rama.
?Përtej më shumë se një viti të humbur në rrugën e konfliktit të çuar deri në ekstremin e mosarsyes, duhet përgëzuar ky rikthim i arsyeshëm në tryezën e dialogut për shkallën e parë të Reformës Zgjedhore, ku të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR-it do integrohen në Ligjin Zgjedhor?, u shpreh ai.
Aspak mirë marrëveshja u prit nga ish-zyrtarë të lartë të PD-së, të cilët thumbuan Lulzim Bashën për paktin e dytë me socialistët.
?Ja kështu, pasi pushoi dosjen gjykata, rikthehen përsëri në krahët e njëri-tjetrit?, shkroi Jozefina Topalli ne rrjetet sociale.
Ironinë therëse nuk e kurseu as Astrit Patozi kur përshëndeti dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës, sipas tij kryeministrit të qeverisë së krimit dhe të drogës, i cili i hapi rrugë dialogut për të mirën e Shqipërisë.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopChannel