Shperthen bombola e gazit, 3 te lenduar

RTV KLAN 2020-01-15

Views 4

Një bombol gazi ka shpërthyer në një byrektore mëngjesin e kësaj të mërkure në Tiranë, duke lënë të plagosura tri gra, pronaren dhe dy punonjëset. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën ?3 dëshmorët?, ndërsa fatmirësisht të lënduarat janë jashtë rrezikut për jetën.

?Rreth orës 07:25 në rrugën ?3 dëshmorët? në një pikë që tregton prodhime brumi, ka shpërthyer një bombol gazi ku si pasojë është lënduar lehtë K.S, bashkëpronarja e biznesit, si dhe dy punonjëset A. M dhe M. P?, njoftoi policia.

Për ngjarjen është ngritur një grup hetimor, të cilët po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të saj./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form