Wake Up/ 42 minuta në radhë për një pagesë na kushton 300 milionë dollarë

Top Channel Albania 2020-01-15

Views 0

Sipas studimit të Bankës së Shqipërisë, çdo shqiptar shpenzon mesatarisht rreth 42 minuta për të shkuar, për të pritur në radhë dhe për të kryer një transaksion në një zyrë pagesash, si dhe rreth 29 minuta për të shkuar, për të pritur në radhë dhe për të kryer transaksion në një degë banke. Një zëvendësim gradual i pagesave cash me forma të tjera dhe kryesisht pagesa elektronike do të sillte kursime të konsiderueshme për ekonominë dhe veçanërisht për konsumatorët. Mbështetur në disa skenarë hipotetikë të zëvendësimit, të parashikuara në studimin e Bankës së Shqipërisë, përfitimet e ekonomisë nga një përdorim më i madh i pagesave elektronike do të ishin të konsiderueshme. Zëvendësimi i 70% të pagesave në formë letër me pagesa elektronike do të gjeneronte kursime në një vlerë sa pothuajse 1% e prodhimit kombëtar. Nxitja e pagesave elektronike është e lidhur me shkallën e përfshirjes financiare. Aktualisht, vlerësohet se vetëm 40% e shqiptarëve në moshë pune zotërojnë një llogari bankare. Sigurimi i një llogarie bankare bazike për të gjithë do të ishte hap i rëndësishëm për të zgjeruar përfshirjen financiare. Pritet që brenda tre viteve të ardhshme Shqipëria të miratojë një nismë të posaçme ligjore për mundësimin e një llogarie bankare bazike pa kosto ose me kosto simbolike.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form