LDK: Propozimet e VV, jo serioze - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-01-15

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Formimi I qeverisë së re në Kosovë mbetet ende larg. Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka dhënë asnjë sinjal lidhur me propizimin e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit për të rritur numrin e ministrive në 14, 6 prej të cilave I kalojnë partisë së Isa Mustafës, 5 Lëvizjes Vetëvendosje dhe 3 minoriteteve. Megjithatë duket se oferta e fundit e Albin Kurtit nuk po konsiderohet serioze nga LDK. Nënkryetari I Parë I partisë së Isa Mustafës Agim Veliu, përmes një postimi në facebook thekson se propozimi I e kreut të Vetëvendosjes nuk do të ccojë palët në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare. Por pavarësisht gjykimit të tij, propozimi I Kurtit do të shqyrtohet nga LDK para përgjigjes përfundimtare. AGIM VELIUNENKRYETAR I LDK?Angazhimi dhe veprimet e ditëve të fundit të VV-së nuk janë një përpjekje serioze për ndërtimin e institucioneve dhe arritjen e marrëveshjes me LDK-në për të bashkëqeverisë mbi bazën e fuqisë së votës. E tërë kjo është një përpjekje e VV-së për pushtet absolut dhe për ta nënshtruar e nënçmuar LDK-në, duke provuar t?ia nëpërkëmbin dinjitetin. Madje, kërkesat e sotme të VV-së shkojnë edhe më larg, në synimin e tyre që LDK të shkëputet nga e kaluara e saj europiane dhe euroatlantike?.Por pas këtij reagimi, zëdhënësi I Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, shkruan se ?ccfarë duhet të bëjë më tepër Lëvizja Vetëvendosje, kur partia e tij ka marrë refuzimin e LDK-së në ccdo propozim. Bisedimet mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e qeverisë së re, ngecën që pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetar I parlamentit.

Share This Video


Download

  
Report form