?Historia ime? në Tv Klan, ditën e sotme solli historinë e pazakontë të 36-vjeçares nga Librazhdi. Violeta Hysa, nënë e tre fëmijëve tregoi se pas vdekjes së vogëlushit të saj vetëm 2- vjeç, si pasojë e zjarrit që ra në banesën ku ata jetonin, jeta e saj ndryshoi.
Ajo nuk mund të përballonte dot dhimbjen, por edhe situatat e vështira që po kalonte dhe gjeti ngushëllimin tek alkooli. Për 3 vite, 36-vjeçarja konsumoi çdo ditë alkool dhe në gjendjen që ishte nuk mund të kujdesej dot për fëmijët. Në një moment të caktuar, Violeta tregon se humb dhe kujtesën dhe për një vit nuk mbante mend fëmijët dhe familjen e saj.