Orët e para të mëngjesit e kanë gjetur qytetin e Korçës të mbuluar nga mjegulla dhe në prezencën e akullit. Temperaturat e ulëta kanë favorizuar krijimin e akullit ne rruge çka ka bërë që vetëm ditën e sotme në spitalin e Korçës te paraqiten 20 persona me fraktura të ndryshme.
Sipas kryeinfermierit te urgjencës Korçë, Elton Koleci ngricat në rrugë kanë krijuar probleme dhe si pasojë e kësaj janë paraqitur 20 raste në urgjence. 2 nga këto raste kane pasur fraktura të theksuara dhe për këtë ato janë nisur drejt Tiranës ndërkohë që një tjetër vijon të trajtohet në kushte spitalore në Korçë.