Kavajë/ Fabrika e dyshekëve në flakë, ishte në pronësi të babit të kryebashkiakut

Top Channel Albania 2020-01-17

Views 0

Një fabrikë dyshekësh u përfshi nga flakët në rrugën nacionale Kavajë-Rrogozhinë, diku rreth orës 19:10.

Fabrika ishte në pronësi të babit të kryetarit të bashkisë, Redjan Krali, Gjergji Kralit. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale, ndërsa flakët rrezikuan edhe godinat aty pranë.

Burime për Top Channel bëjnë me dijeni se kjo nuk është hera e parë që fabrika përfshihet nga flakët. Kjo fabrikë konsiderohet si e para në vend e ngritur në vitin 1996 për prodhimin e dyshekëve dhe kishte të punësuar rreth 400 persona.

Policia dhe shërbimi i zjarrfikëses shkuan menjëherë në vendngjarje. Paraprakisht dyshohet se zjarri ishtë aksidental. Grupi hetimor shkoi në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Zjarrnëfabrikë#Kavajë#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form