Socialistët e Lezhës kanë zgjedhur pasditen e së dielës kryetarin e tyre për një mandat 4 vjeçar. Në këtë post është rikonfirmuar kryetari aktual, Eduard Ndreca i cili në këtë garë u përball me Taulant Malshin. Në përfundim të votimit ku morën pjesë 254 votues nga 274 më të drejtë vote, Ndreca mori 173 vota, ndërsa Malshi 65 vota .6 vota rezultuan të pavlefshme.
Proçesi i votimit brenda Partisë Socialiste është ndjekur nga i deleguari i këtij qarku Ministri i Brendshem Sander Lleshaj. Ministri vlerësoi procesin zgjedhor në Lezhë si dhe vuri në dukje shtimin e grave në radhën e përfaqësuesëve.
?Procesi i mirë, dinjitoz që tregon nj impuls të ri në Partinë Socialiste dhe për faktin që ka një numër të shtuar të grave që do të përfaqësojnë në Lezhë. Dau të falënderoj të dy kandidatët që zhvilluan një garë të ndershmë dhe te drejtë dhe së fundi falënderoj fituesin Eduardin i uroj suksese të cilit i kemi dhënë një barrë sot?, tha Sander Lleshaj Minister i Brendshëm