#rtvora #oranews
Një shqiptar me inicialet B.A, një shtetas kroat, një italian e një brazilian janë 4 personat e arrerstuar nga Guardia di Finanza e Antidroga Italiane si përgjegjës për trafikimin nga Brazili në Itali të rreth 333 kg kokainë me vlerë tregu që kapërcen 100 milionë euro.
Autoritetet italiane kanë ekzekutuar operacionin e koduar "Samba 2020" i cili ka çuar në shkatërrimin e një trafiku ndërkombëtar droge dhe në sekuestrimin e 333 kg kokainë në vlerë përfitimi mbi 100 milionë euro.
Kokaina është kapur në portin e La Spezia në një konenier që vinte nga Brazili e që transportonte kuti druri që përmbanin pllaka graniti.
Kokainë ishte e konfeksionuar në 300 pako. Autoritetet italiane mbajtën në mbikqyrje kontajnerin e drogës deri sa ai u transportua në një magazinë në afërsi të Massa Carrara ku arrestuan në flagarancë 4 persona; shqiptarin B.A: kroatin me inicialet J,M.J; italianin C.G e shtetasin brazilian me inicilaet P. B.L.
Të katër të arrestuarit mbërritën në magazinë për të tërhequr sasinë e drogës.
Operacioni "Samba 2020" u realizua në bashkëpunim me autoritetet e agjesisës së doganës së La Spezia e të Genovas.
Videoja e operacionit u sigurua nga gazetarja e Ora News ne Rome, Alba Kepi
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/nje-shqiptar-mes-4-te-arrestuarve-trafikimin-100-mln-euro-kokaine-na-brazili
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp