Nipi i vrau gruan, bashkeshorti emigrant rrefen mes lotesh momentin kur e pa ne morg

RTV KLAN 2020-01-17

Views 2

Një ngjarje makabër ka tronditur opinion publik në ditët e para të vitit 2020. Drita Saliaj, 50 vjeçe, mbeti e vrarë gjatë një tentative grabitjeje të ndodhur në shtëpinë e saj në fshatin Gjerbës, më datë 5 Janar. Autorë të kësaj ngjarjeje të rëndë janë nipi 16-vjeçar i gruas, (djali i vëllait të burrit), dhe dy shokët e tij të moshës 16 dhe 26 vjeç.

Sipas njoftimit të policisë, ajo ka bërë rezistencë, ndaj dhe 3 autorët e kanë lidhur këmbë dhe duar me litar dhe e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit Gjerbës, që ndodhet rreth 7 kilometra larg shtëpisë ku ndodhi ngjarja, nga ku është nxjerrë nga polumbarët e forcave RENEA. Drita jetonte e vetme, pasi bashkëshorti dhe dy djemtë ishin emigrantë në Greqi, ndaj dhe ngjarja është denoncuar të hënën, ndërsa trupi i saj u gjet të martë.

Për këtë ngjarje emisioni ?Historia ime? në TV Klan kanë realizuar një reportazh në këtë fshat në lidhje me ngjarjen e ndodhur. Gazetarja Eriselda Martini ka intervistuar bashkëshortin e saj, Hair Saliaj i cili mes lotëve është shprehur se për shkak se nuk po mund të kontaktonin me të përmes telefonit ishin alarmuar, së bashku me fëmijët. Por lajmi që morën më pas i shokoi dhe ju shkaktoi dhimbjen më të madhe.

Share This Video


Download

  
Report form