Nga Durrësi ku u takua me përfaqësues të sipërmarrjes, Lulzim Basha akuzoi qeverinë se ka lënë në harresë biznesin e prekur nga tërmeti në zonën e Durrësit. Kreu i opozitës tha se qyteti bregdetar po kalon një krizë të rëndë ekonomike dhe i kërkoi Kryeministrit Rama të ndërmarrë urgjentisht 5 masat e propozuara më herët prej tij, në mënyrë që bizneset të mos falimentojnë.
?1. Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore gjatë periudhës së rindërtimit për të gjithë operatorët ekonomikë me aktivitet në zonat e prekura. 2. Përjashtimin nga tatim fitimi për të gjitha subjektet që e ri-investojnë fitimin për të rikuperuar dëmet e tërmetit. 3. Pezullimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën deri në rikuperimin e dëmeve dhe pagesat e shtyra të kryhen me këste pas periudhës së rikuperimit. 4. Përjashtimin nga TVSH për të gjitha materialet, lëndët e para, mjetet kapitale që përdoren për rikuperimin e dëmeve. 5. Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit gjatë kohës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore?.
Sipas Bashës deri tani asnjë prej bizneseve të prekura nga tërmeti nuk kanë marrë bonus qiraje dhe as mbështetje nga shteti për dëmet e shkaktuara.
Tv Klan