Soreca: Në dy vitet e ardhshme BE do të japë 19 milionë euro për policinë

Top Channel Albania 2020-01-17

Views 2

Edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ishte i pranishëm në ceremoninë e 107-vjetorit të Policisë së Shtetit, ku u përurua dhe reparti i ri i Forcave Speciale RENEA.


Soreca, duke vënë theksin te lufta ndaj krimit të organizuar dhe krimit të rëndë, theksoi se ?Një Shqipëri më e sigurt do të thotë një Evropë më e sigurt?.

?RENEA është forca elitë e Policisë së Shtetit, që kryen ndërhyrje të rëndësishme. Për shumë vite, BE ka bashkëpunuar me forcat shqiptare të sigurisë për të modernizuar. Vetëm në vitet e fundit BE ka financuar 15 mln euro në mbështetje të policisë. Ne kemi punuar bashkë me forcat shqiptare për të modernizuar menaxhimin e kufirit. Në dy vitet e ardhshme BE do të japë 19 milionë euro për policinë. Arsyeja pse jemi këtu duhet parë si një gur kilometrik shumë i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar.

Krimi i organizuar dhe krimi i rëndë nuk janë fenomen vendor dhe lokal, ato varen në lidhjen e tyre transkombëtare. Krimi i organizuar duhet luftuar nga të gjithë?, deklaroi Soreca.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LuigiSoreca#Renea#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form