Rama paralajmëron ofensivën kundër KÇK: Të provojnë që pasuria e tyre nuk buron nga krimi

Report TV 2020-01-17

Views 2

Kryeministri Edi Rama ka shënjestruar sërish gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar të cilët vijojnë të shërbejnë në pallatin e drejtëisë. Rama tha së në ditët në vijim nisma kundër organizatës KÇK e kolauduar në bashkëpunim me SHBA dhe BE do të vihet në praktikë.

"Me reformën në Drejtësi po bëhet një pastrim në pallatin e drejtësisë por koha për të mbaruar këtë pastrim, nuk është fort e shkurtër dhe në këtë fazë tranzicioni mes një sistemi që po shembet dhe një sistemi që po ngrihet, Shqipëria po përballet me një organizatë kriminale brenda sistemit të drejtësisë dhe i janë bashkuar motos KÇK duke dhënë vendime që cenojnë sigurinë kombëtare. Ndaj ne kemi ndërmarrë nismën e një pakete ligjore që jemi duke e kolauduar këto ditë me BE dhe SHBA dhe në ditët në vijim e rikthejmë në një bazë ligjore, për ofensivën kundër krimit të organizuar ndaj të gjithë atyre që janë dënuar, janë akuzuar por i kanë shpëtuar dënimit prej KCK, dhe ka ardhur koha të provojnë se pasuria e tyre nuk buron nga krimi ose të dorëzojnë pasurinë e tyre. Paralelisht me ta do vendosim me shpatulla pas muri çdo anëtar të KCK që do marrë vendime në kundërshtim me ligjin. Policia e Shtetit po kalon një proces pastrimi ose si thoshte Ismail Qemali po qëron nga radha e saj të gjithë ata që nuk janë të denjë"tha Rama.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS