TIRANE-E ndërsa PS dhe PD-ja nuk janë në favor të ndryshimit të sistemit zgjedhor, të paktën në fazën e parë të diskutimeve që po bëhen, LSI-ja e pranon se nuk është në gjendje që të imponohet. Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha e ftuar në emisionin "45 Minuta" në Report Tv, drejtuar nga Denis Minga shprehet se ndryshimi i sistemit nuk është cështje dëshire e LSI-së, pasi janë dy partitë e mëdha që vendosin.
"Për LSI-në nuk është cështje dëshire, janë dy partitë e mëdha që vendosin për sistemin, se cfarë do të thotë LSI-ja sot apo partitë e vogla pesha nuk është aq e madhe sa dakordësia që duhet të kenë PS-PD. LSI ka pasur qëndrim të prerë që nga 2008 dhe ajo grevë ka qenë domethënëse dhe është ajo që shkaktoi problemet e këtyre viteve, që na futi në ngërç. Ne nuk mund të imponojmë forca të reja se votuesi i ka zgjedhur partitë dhe nuk mund të hidhen poshtë.